Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama, nën rrethimin e grave: S’ka më bukur, po i mbaj sytë më mirë poshtë

Rama, nën rrethimin e grave: S’ka më bukur, po i mbaj sytë
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë e Durrësit, nuk i ka kursyer fjalët e bukura për gratë e pranishme.

“Nuk ka rrethim më të bukur, se rrethimi grave. Dhe aq më tepër në një rreth kaq të madh, ku ngado të kthehesh të mbesin sytë. Po i mbaj sytë poshtë,” tha Rama.

Shefi i qeverisë u shpreh se nëse votojnë vetëm gratë në 25 qershor, Partia Socialiste shkon në 91 deputetë, pasi sipas tij 65% e grave në Shqipëri votojnë për PS. Ai tha se burrat e duan shtetin për të tjerët, jo për vete. “Nëse votojnë vetëm gratë, PS shkon në 91 deputetë në 25 qershor. 65% e grave në vend votojnë për Partinë Socialiste. Burrat thonë duam shtet, por e duan për të tjerët dhe jo për vete. Unë besoj se ne kemi të drejtë tju themi grave dhe vajzave që të votojnë PS, sepse këtu nuk është në lojë fati i partive, por fati i Shqipërisë. Lulin dhe PD i keni dhe nuk i bëni asnjë dëm që ata të rrinë në opozitë,” tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se në 26 qershor pasi është pranuar rezultati do të hapet një kapitull i ri në historinë e Shqipërisë. “Pyetja që bëhet është a do të hyjë njeri në burg? Në burg duhet të shkojnë zullumqarët, deri tani politikanët e korruptuar kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e korruptuar. Kur më thonë e bëtë marrëveshje për të shpëtuar njeri tjetrin më vjen edhe për të qarë dhe për të qeshur, pasi po të ishte kështu do ishte bërë dhe nuk do të kishte njeri në çadër për të mos u bërë Këtu jemi të gjithë kushërinj, por me prokurorë dhe gjykatës amerikanët dhe europianët do të jetë ndryshe”, u shpreh Rama.