Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ne mundëm ekipin e Berishës, jo më Bashën

Rama: Ne mundëm ekipin e Berishës, jo më Bashën
Gjatë takimit me banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet, kryeministri Rama ironizoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se e vetmja gjë me mend që ka bërë ky i fundit është marrëveshja e majit në 2017.

“E vetmja gjë prej lideri që ka bërë ai ka qenë marrëveshja, e vetmja gjë me mend."

Kreu i qeverisë shtoi se kur PS fitoi në zgjedhjet e 2013 me PD-në e Saliut, Jozefinës, Olldashit të ndjerë, e Majlinda Bregut nuk mundet dot me PD-në e Bashës.

 "Ne në 2013 ishim në opozitë, fituam me Saliun e ca ishin me radhë Jozefina, i shkreti Olldashi, Bode e Bregu, që ishin tjetër lloj steke, ishin tjetër lloj politikanësh, tani nuk paskemi mund dot Lulin dhe paskemi ble zgjedhejt", shtoi Rama. /L.F/dritare.net