
Rama flet për foton me Ardian Çapjan: Nuk e dija kush ishte
Dritare.net

Kryeministri u shpreh se, në atë kohë shkoi në hotelin në pronësi të Çapjave, sepse ishte kohë fushate dhe në këtë hotel kishte sallë konferencash.
Edi Rama: Është një ambient që nuk është ai i zakonshmi i mitingjeve. Ky është holli i një hoteli, më kanë ardhur këta persona zotëria, a zonja se mbaj mend, dhe më thanë a mund ta bëj një foto. Nuk është hera e parë që kam shkuar në atë hotel, sepse ai hotel ka një sallë konferencash.
Klodiana Lala: A i shit ju i informuar se kjo pronë, sipas policisë së shtetit i përket një personi që ka urdhëruar vrasje dhe i përket një bande?
Edi Rama: Jo, jo. Nuk isha i informuar dhe madje kam edhe një foto tjetër të bërë disa vite më parë.
Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e publikoi Artan Hoxha këtë foto?
Edi Rama: Po ça thua? Unë këtë foto tani e pashë…/K.C/dritare.net

















