Rama: E vërteta e mjekimit në Itali të djalit të plagosur në sy!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali, duke theksuar se transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet janë mbuluar nga shteti. Rama thotë se e ka takuar 28-vjeçarin në aeroport, para nisjes drejt Romës, dhe i uron shërim të shpejtë.
*Kryeministri Edi Rama
Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.
Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.
Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.
Të shkuara edhe njëherë.", shkruan Rama./K.C/dritare.net