
Rama: E dashur armike. Bregu: Nuk e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve
E Premte 21 Shkurt 2020, 12:12
Dritare.net

Rama dhe Bregu kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.
Në fjalën e tij Rama i është drejtuar Bregut në Anglisht: “Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike). Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”.
Nga ana tjetër, Bregu ka thumbuar edhe liderin demokrat Lulzim Basha i cili në zgjedhjet e 2017 nuk e futi në listë:
“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu./ I.M-Dritare.net

















