Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Do të komunikoj me Macron për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit integrues

Rama: Do të komunikoj me Macron për të kuptuar ecurinë e
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediet ka thënë se është diskutuar për zgjedhjet brenda partisë dhe për bllokimin e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.

Më tej, Rama tha se, ditët në vijim do të komunikojë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve të BE-së, për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit integrues.

“Kemi diskutuar edhe për pjesën tjetër, temën e ditës, lidhur me mos hapjen e negociatave, mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rëndë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit, të PS dhe strategjisë sonë. Ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me Presidentin e Francës dhe një sërë drejtuesish tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit”, tha Rama./E.B-dritare.net