
Video/ Rai3 dokumentar për drogën në Shqipëri: Si do të vinin me nëndetëse në Porto Palermo 14 tonë kokainë!
Dritare.net

“Lazarat është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të marijuanës, skena e operacioneve masive të policisë dhe përplasjeve të armatosura”- nis emisioni.
Programi fillon nga Lazarati për të treguar historinë e Shqipërisë, një nga vendet kryesore prodhuese të marihuanës dhe lidhjes me mafian.
Pjese e emisionit Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregoi për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.
Prokurori Gratteri dhe Koloneli D’Angelantonio del Ros tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.
‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 tone kanabis në Otranto’, tregon Gratteri, duke theksuar se grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.
Sipas tij, shqiptaret sjellin bashke me kanabisin edhe kokainen ne Itali. “Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, thotë ai.
Nderkohe, prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi, ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.
‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, ka thënë ai./Panorama.al

















