
Rai largon shefin e famshëm. Duheshin receta vetëm italiane
Dritare.net

Vittorio Castellani, ka treguar se ka marrë një telefonatë nga drejtuesit e Rait për pezullim të përkohshëm , për shkak se producentët e programit kishin kërkuar t’i jepte më shumë hapësirë ushqimit “multirajonal” italian, në vend të ushqimit “multikulturor”.
“Më thanë se episodi im do të pezullohej për t’u rikthyer më vonë, sepse shikuesit nuk i pëlqenin recetat e huaja të gatimit”, është shprehur Castellani.
Por nga nga 10 shtatori, kur nisi sezoni i ri, shumë receta jotradicionale italiane janë përdorur në emision. Vetëm të hënën patëllxhani parmixhan u prezantua në kombinim me uramakin japonez.
Castellani njoftoi largimin e tij përmes Facebookut, duke sugjeruar se slogani “Italianët të parët” i promovuar nga partia e Lega Nordit të Salvinit kishte shtrirë rrënjët edhe në konceptin e kuzhinës “vetëm italiane”. Por, më pas ai e fshiu publikimin e tij, pasi një gazetë italiane kishte lënë të kuptohet se vendimi mund të jetë marrë nga Isoardi, drejtore e kësaj shfaqeje./A.C/dritare.net

















