Nuk ka qene zor me parapa se me flijue dhe me fut nji djal dhe nji çike te re ne rolin e stervitesave mbrenda kafazit me ‘kafshet politike’ te Shqipnise sot, se kane me qene ‘te çkyem’ dhe ‘ushqim’ per orekset dhe pangopesine e tyne destruktive.
Se Shqipnia sot asht nji arene korpusesh e armatash politike qe jane gati me i kap armet e me kall edhe njihere Shqipnine per pushtet, si ne vitin ’97, nuk ka qene zor me e pa.
Po cila asht drama, qysh u ba me e fut Gentin ne kete kafaz me keta Zoon Politicon te Shqipnise?
Gent Cakaj u ba emni dhe protagonisti, i cili ndihmoi me u ballafaque taboret tona politike, ne Tirane e ne Prishtine, me te verteten e akullt dhe te vrazhde se – kjo s’asht nji hapsine politike.
Nuk u cenue asnji fije as figura e as emni i Gentit, po u cullakue e u pa vrazhdesia e luftes politike sot ne Shqipni dhe lehtesia e padurueshme e kryeministrit Rama me u sill e me veprue mbrenda ketij realiteti a thue se po vepron mbrenda nji hapsine tashma te ndertueme e te njajtesueme politike Kosove-Shqipni.
Idea fisnike e Rames dhe Haxhiut se Kosova dhe Shqipnia munden me veprue e funksionue si Nji Hapsine Politike asht dhe mbetet vetem nji ambicie, nji deshire, tash per tash e larget. E deshmon Genti, e aq ma shume Ilir Meta me çarshine politike te Tiranes.
Jo vetem akti final dhe i turpshem (me argumentim edhe ma te turpshem e politikisht amatoresk) i Presidentit Ilir Meta, po edhe debati, sulmet, urrejtja ne pazarin politik te Tiranes ndaj dy politikaneve te ri prej Prishtine, ato akte qe jepnin e merrnin me racizmin si te kualifikimi – “Genti s’flet shqip as anglisht mire” (sic!) – krejt kjo hallakame dhe piskame qe u çue mbrapa nji djali te ri, ndihmon me u perballe me te verteta ma te medhaja:
Se Kosova e Shqipnia ende nuk jane Nji Hapsine Gjuhesore; nuk jane Nji Hapsine Kulturore; e lene ma Nji Hapsine Politike.
Edi Rama, para se me nis prrallen e Nji Hapsine Politike, ka qene dashte me i kushtue shume ma teper resurse, kohe e njerez krijimit dhe njajtesimit ma s’pari te Nji Hapsine Gjuhesore dhe Kulturore, e mandej me i hy ambicies per Nji Hapsine Politike.
Miqesia e Rames dhe Haxhiut, e cila me gjase po prodhon emocionalitet ma te madh sesa keta dy munden me trete – se Kosova e Shqipnia jane Nji Hapsine Politike – u thye mbi emnin dhe figuren e nji djali, i cili u dasht me vetflijim me i binde keta dy dhe tane neve – se idea e Nji Hapsine Politike asht vetem ide. Sado reale dhe e sinqert qe mundet me qene miqesia e ketyne dostave dhe deshira e tyne dhe e jona qe kjo hapsine me funksionue e njajtesueme.
Po them, ra Genti e u pame…u pame sa larg jemi, ngujue ne realitetet tona dekorue me ‘kafshe politike’ e kafaze!/ Rokum.tv