Qeveria në Itali drejt shpërbërjes, Salvini: Pas verës mund të shpërndahet parlamenti

Zgjedhja në krye të Komisionit Europian të Ursula von der Leyen, duket se do të çojë në shpërbërjen e parlamentit të Italisë.

Roma kishte shpresuar që të merrete një post të lartë në Bashkimin Europian, por kjo gjë nuk ka ndodhur, dhe ka çuar në përplasjen mes koalicionit qeverisës.

Partia Lega Nord e Matteo Salvinit dhe Lëvizja pesë Yjet e Luigi di Maio priteshin të mbështesin Von der Leyen në votimin e Parlamentit Evropian. Megjithatë, Lega Nord votoi kundër.

Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, udhëheqësi i populistëve të Lega Nord, Matteo Salvini në një intervistë për “Corriere della Sera” ka lënë të nënkuptohet se kuvendi mund të shpërndahet pas zgjedhjeve.

LEXO DHE :  Patozi: Meta thotë po bëhet nami të kapim armët, Basha takon fermerët!

“Italia ende ka kohë për të shpërndarë parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme pas pushimece verore”, tha Salvini .

Të dy partitë në koalicionin qeverisës, kanë thënë se e kanë në dorë partnerët e koalicionit nëse duan që qeveria të qëndrojë ende në pushtet, apo të shkohet në zgjedhje të parakohshme./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.