Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Punë e re, look i ri/Transformimi i Brisida Shehaj!

Punë e re, look i ri/Transformimi i Brisida Shehaj!

Brisida Shehaj, ish drejtoresha e tatimeve, ka nisur sot një sfidë të re në jetën e saj. Ajo ka marrë sot zyrtarisht postin e ri, atë të drejtoreshës së programacionit në Ora News.

Në punën e re ajo është shfaqur me një pamje ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Ndonëse gjithmonë e kemi parë brune, Brisida ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

Në një foto ajo shfaqet në nuancat e biondes, veshur me një fustan serioz, deri te gjuri, ngjyrë blu të errët.

Ndonëse edhe pse dikur ka mbajtur një post zyrtar mjaft të rëndësishëm, rrallë herë ajo shfaqej me make-up.

Në punën e re, ajo ka transformuar tërësisht look-un e saj dhe në fakt duket vërtet e bukur./L.F-dritare.net