Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Publikohet diploma e Ministres Nikolla me mesataren e specialitetit 5.9

Publikohet diploma e Ministres Nikolla me mesataren e specialitetit 5.9
Është publikuar dokumenti i diplomës së ministres së Arsimit, Nikolla tek 'Shijak Tv', në të cilën ministrja rezulton me mesataren e specialitetit 5.9, ndërsa mesatarja e përgjithshme është 6.8.

Ndërkohë ish-zv.ministri i arsimit Taulant Muka, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë Facebook, vazhdon të kërkojë të bëhen publike të gjitha diplomat e stafeve pedagogjikë të universiteteve.

'Ministrja Nikolla ju quan ngelësa, por vetë ka mesataren e gjimnazit 5.8! Prandaj sot është e nevojshme të kërkojme bërjen publike të diplomave- rektor, dekanë, shefa departamenti dhe profesora', shkruan ish-zv.ministri./A.C/dritare.net