Na ndiqni edhe në

Editorial

Psikiatrja: Vetëvrasja marrëdhënie zinxhir, nëse ndodh një, shumë shpejt do ndodhë një tjetër

Psikiatrja: Vetëvrasja marrëdhënie zinxhir, nëse ndodh
Fenomeni i vetëvrasjes është një proces zinxhir. Sipas psikiatres Anila Hashorva vetëvrasjet nuk duhet të raportohen nëpër mediat. E ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora, mjekja tha se "nëse dëgjojmë një vetëvrasje tani shumë shpejt do të dëgjojmë një të dytë".

Hashorva: Media raporton suicide si një veprim të kryer. Ne duam që kjo të mos ndodhë dhe të mos vrapohet në media për ta dhënë si lajm. Ne e dimë që kjo shkon në një marrëdhënie zinxhir. Pra një suicide i raportuar në televizor do të pasojë me 3 ose 4 suicide të tjera. Në disa vetëvrasje individët nuk  marrin guxim, por e kanë në mendje këtë veprim dhe nuk marrin guxim dhe guxojnë sapo jepet në lajme.

Është e njohur fakt, që nëse dëgjojmë një vetëvrasje tani shumë shpejt do të dëgjojmë një të dytë./ I.M-Dritare.net 

https://youtu.be/-SwxKQjgKWw