
Pse meshkujt po mbajnë gjithnjë e më shumë bizhuteri!
Dritare.net

Por duke iu kthyer historisë, shohim se, vendosja e bizhuterive ekstravagante, ka datuar që herët. Nëse një dekadë më parë do të shihje një mashkull me vëthë si këto të Harry Styles, padyshim që ti, unë dhe shumë të tjerë do ta quanim gay. Sepse e tillë ishte koha.
Në portretin e famshëm të Hans Holbein të Henry VIII, monarku imponues Tudor është i zbukuruar në ar, me perla dhe stoli. Një portret i Shekullit 16-të të fisnikut dhe shkrimtarit Sir Walter Raleigh e tregon atë me veshje të zbukuruar me perla që vareshin si në vesh dhe në mantel, shkruan dritare.net
Kur reperi Kanye West veshi një bluze lëkure si fustan në 2011, shkaktoi shumë reagime. Tani ai e vesh sërish atë dhe e quan veshjen që hyri në modë, 'zgjim'.
Aktori i ri, Timothée Chalamet vendos byzylykë, shumë unaza dhe vëthë. Ai tërhoqi gjithë vëmendjen me veshjen e Louis Vuitton në eventin e Golden Globe.
Aktori Chadwick Boseman vesh vetëm veshje të lira dhe eksploron shumë me stilin e tij.
Komediani Russell Brand i adhuron stolitë, veçanërisht byzylykët dhe stilisti Tomasz Donocik është një nga prodhuesit e tij të preferuar./K.C/dritare.net

















