Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit përplasen me Policinë para Kryeministrisë

Protesta e 94-të e zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Tubimi, i nisur përpara Kryeministrisë, është zhvilluar në dy zona. Ndërsa një pjesë e protestuesve ka vijuar fjalimet dhe thirrjet kundër qeverisë përpara godinës, një grup tjetër është zhvendosur pranë hyrjes së pasme të Kryeministrisë, duke tentuar të afrohet drejt godinës.

Policia ka forcuar praninë në këtë pjesë të zonës dhe ka vendosur disa kordonë për të ndaluar avancimin e protestuesve. Pas paralajmërimeve përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë për t’i shtyrë protestuesit pas, duke shkaktuar përplasje.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës, ndërsa situata në terren vijon të mbetet e tensionuar.

Pavarësisht përplasjeve, pjesa tjetër e tubimit përpara Kryeministrisë ka vijuar me fjalime dhe protesta kundër qeverisë./dritare.net