Protestat e dhunshme në Irak, protestuesit sulmojnë konsullatën e Iranit

Të paktën tre persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit në Irak, sulmuan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë Irakian Karbala .

Protestuesit, të cilët kërkuan që Irani të ndalonte ndërhyrjen në punët e brendshme të Irakut, u ngjitën në muret e konsullatës, ndërsa kanë hequr flamurin e Iranit dhe e kanë vendosur atë të Irakut, shkruan dritare.net

Raportet thonë se forcat e sigurisë hapën zjarr, por zyrtarët thonë se nuk ka qenë policia që ka hapur zjarr, por forca të tjera të panjohura.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 29 janar 2020

Demonstratat masive kundër qeverisë së Irakut po vazhdojnë prej ditësh tanimë.

Kryeministri Adel Abdul Mahdi u bëri thirrje protestuesve – të cilët janë të zemëruar me korrupsionin e përhapur, papunësinë e lartë dhe shërbimet e dobëta publike,  të rihapin rrugët dhe “të ndihmojnë në rivendosjen e normalitetit në vend” ./ I.M-Dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.