Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat dje në Shkodër, reagon Presidenca: U përdhos flamuri kombëtar

Protestat dje në Shkodër, reagon Presidenca: U përdhos flamuri
Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në një njoftim për mediat ka reaguar në lidhje me disa foto që kanë qarkulluar në rrjetet sociale se në Shkodër pas mitingut të Ramës u përdhos flamuri kombëtar.

Në fotot që qarkullojnë në rrjet duken disa flamuj të hedhur në tokë dhe për këtë presidenca thotë se është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm që ka ndodhur në rrugët e Shkodrës.

Reagimi i plotë i Presidencës

Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura.

Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.

U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!

U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!/e.k-Dritare.net