Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta të dhunshme në Liban kundër politikës, 370 të plagosur

Protesta të dhunshme në Liban kundër politikës, 370 të
370 persona janë plagosur gjatë protestës së të dielës në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut, në protestat që kanë shpërthyer javë më parë kundër klasës politike atje.

Politikanët libanezë nuk kanë arritur të bien dakord për një qeveri të re ose planin e shpëtimit ekonomik që kur Saad al-Hariri u largua nga kryeministri në tetor, i nxitur nga protestat të cilat kanë shpërthyer nga zemërimi ndaj korrupsionit të shfrenuar të shtetit dhe qeverisjes së keqe.

Ndërsa vendi zhytet më thellë në krizë ekonomike, zemërimi është vërsulur mbi pushtetarët që kanë mbizotëruar që nga lufta civile 1975-1990.

Turmat bërtisnin "revolucion" ndërsa u mblodhën të dielën në një protestë të dhunshme.

Të rinjtë sulmuan forcat e sigurisë me gurë. Disa u përpoqën të ngjiteshin mbi tela me gjemba ndërsa janë plagosur rëndë.

"Ne nuk kemi frikë. Kjo është gjithçka për të ardhmen tonë dhe fëmijët tanë, "tha Bassam Taleb, një këpucar, në protestë.

“Vendi është i ngrirë. Shteti nuk po bën asgjë, ata janë një bandë hajdutësh. Dhe nëse kenipara në bankë”-tha një tjetër protestues për mediat ndërkombëtare./ I.M-Dritare.net