Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mallakastër, 76-vjeçari humb jetën duke shuar zjarrin që dyshohet se ndezi vetë

Mallakastër, 76-vjeçari humb jetën duke shuar zjarrin që

Një 76-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr në tokën e tij.

Viktima është Nazif Cenaj. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ai dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por më pas ka humbur jetën në përpjekje për të shuar flakët.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./dritare.net