Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta/ Ambasada Gjermane dhe Britanike: Shmangni dhunën, nuk do ta tolerojmë!

Protesta/ Ambasada Gjermane dhe Britanike: Shmangni dhunën, nuk do ta
Në orën 19:00 pritet që opozita e bashkuar  të nisë protestën para Kryeministrisë. Për këtë ka reaguar edhe Ambasada Gjermane dhe ajo Britanike, të cilat bëjnë thirrje për një protestë të rregullt dhe paqësore.

"Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen. Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.",- shkruajnë ambasadat./K.C/dritare.net