Propozimi i Neritan Cekës: Ja çfarë mund të bëjmë për objektet kulturore!

 

Ka startuar në Ora News, emisioni Arena nga Dritan Hila, të cilin mund ta ndiqni çdo të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Ora News, dhe në rrjetet sociale e Youtube.

Në emisionin e parë është folur për turizmin në vendin tonë, jo vetëm atë bregdetar por edhe kulturor e arkeologjik.

Në pjesën e katër të emisionin moderatori  Dritan Hila ka zhvilluar një bisedë me arkeologun e njohur Neritan Ceka.

Ceka, ka folur për historinë, për arkeologjinë, për objektet kulturore dhe ka vënë në pah problematikat e këtij turizmi.

Ceka ka deklaruar se Ministria e Kulturës, ka lekë boll, por ajo që është problem është menaxhimi i tyre, sepse sipas tij nuk dihen se ku shkojnë.

Arkeologu ka ardhur menjë propozim konkret, se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar dhe vënë në funksion turizmin kulturor e arkeologjik.

LEXO DHE :  Ndikimi rus në Shqipëri, Rama: Kemi nga ata që për inat të vjehrrës, flenë me mullixhiun

“Para ka sa të duash, por nuk e dimë se çfarë bëhet me to. Vetëm Butrinti ka 1 milionë euro në vit, por nuk dihet se ku shkojnë. Duhet të krijohet një fondacion shtetëror, jam kundra partneritetit me privatin, nuk ka pse private të shfrytëzojë paaftësinë e shtetit për të qeverisur. Pra, të krijohet një fondacion, që i merr këto para për Kaninën, për shembull për ta vënë në funksion, për Orikumin, për Apolloninë, për Finiqin, për Antigonenë, Shkodrën e Lezhën. Modelin e kemi në Britaninë e Madhe, Është një fondacion shtetëror, drejtori emërohet nga ministria e Kulturës, ndërsa bordi nuk përbëhet nga njerëz të politikës, por nga njerëz që kanë kontribuuar në krijimin e kësaj pasurie”-ka deklaruar Neritan Ceka./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.