
Prokuroria zgjeron rrjetin e hetimeve për Saimir Tahirin
Dritare.net

Sipas burimeve nga Prokuroria Elvis Rexha është marrë në pyetje në lidhje me disa rrugë që Saimir Tahiri ka bërë në Greqi edhe ne Itali kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që Prokuroria ka dërguar edhe letër porosi në këto dy vende për të marrë informacione m të detajuara.
Gjithashtu janë pyetur këtë të hënë në Prokurori edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, ku ka origjinën i arrestuari Nezar Seiti, i ekstraduar në Itali, pasi konsiderohet një nga njerëzit kryesore të klanit Habilaj që trafikonte drogë nga Shqipëria. Mësohet se gjithashtu edhe të afërm të Seitit janë marrë në pyetje. Këta persona janë marrë në pyetje në një kohë kur organi i akuzës kishte kërkuar më shumë kohë për të përfunduar hetimet ndaj Tahiri. V.D/Dritare.net/

















