Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prishja e ndërtimeve në Shkozë, Rama: S’ka kompensim për ndërtimet pa leje

Prishja e ndërtimeve në Shkozë, Rama: S’ka kompensim

Kryeministri Rama nga New York ka folur për “Zërin e Amerikës” në lidhje për protestën e banorëve të Shkozës.

Rama është shprehur i prerë që të gjitha ndërtimet pa leje do të shemben pa asnjë kompensim.

Rama shtoi se banorëve do t’u jepet ndihmë me bonuse qiraje për një periudhë të caktuar, ndërsa shtoi se më pas ata zgjidhjen duhet ta gjejnë vetë.

“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton besoj koment deri në New York. Është një proces si shumë procese të tjera që kanë qenë të domosdoshme që të shemben ndërtime pa leje aty ku pengon zhvillimi i infrastrukturës. Kush ndërton pa leje, patjetër mund nuk të pretendoj që të përkëdhelet, të demshpërbehet, por meriton të trajtohet me kujdes, duke i dhënë mundësi qiraje të paguar nga gjithë komuniteti për një periudhë të caktuar. Aty ku do gjejnë të vet mundësi për tu strehuar. Shteti do mbështes të gjithë procesin me mund dhe mirëqenie. Të bësh punë nuk ka shumë rrugë, dhe në këtë rrugë do ketë shqetësime të kësaj natyre. Këto janë shqetësim që i përkasin një pakice të vogël me rëndësinë”,- tha Rama./ I.M-Dritare.net