Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti: Nuk jam politikan që fshihem pas ambasadave dhe ndërkombëtarëve

Presidenti: Nuk jam politikan që fshihem pas ambasadave dhe
Gjatë konferencës për shtyp, mëngjesin e sotëm, presidenti Meta  komentoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, të cilin e cilësoi të paefektshëm në dekretin e presidentit.

Meta tha se zgjedhjet janë imagjinare, pasi me 30 qershor nuk ka zgjedhje të ligjshme. Kreu i shtetit u shpreh se është nga ata politikanë që nuk fshihen pas ambasadave dhe ndërkombëtareve.

Nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, apo në një vend tjetër, por në Shqipëri, për shkak të një krize të thellë, që vijon prej disa muajsh. Mos prisni nga asnjë ambasador të iu thotë këtë që po iu them unë”, është shprehur Meta./E.B/dritare.net