Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED

Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED
Situata politike në vend duket të jetë e tensionuar. Shkak për përplasjet mes mazhorancës dhe presidentit, është bërë ngërçi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ashtu siç ishte njoftuar kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për shtyp, pasi Kuvendi zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme. Ai njoftoi se do të kallëzojë penalisht ditën e hënë kreun e KED, Ardian Dvoranin.

"Do të paraqes ditën e hënë kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë. Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cenuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi  detyrës shtetërore apo titulli. Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.

KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. 

KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë.

KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. 

Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit?

Edhe ai thotë po ia cova. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia coi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi.

 Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja con Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. 

Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh.

Dërgimi për botim të një akti të Këshillit, krijoi bindjen te Presidenti se kreu i KED i ka kryer të gjitha këto veprime jo nga pakujdesia, por me qëllim vënien para shkeljes së Kushtetues së Kreut të Shtetit. Kreu i KED ka shkelur hapur dhe me dashje parashikimet e Kushtetutës.

 Paralajmërimet e Institucionit të Presidentit kanë qenë sistematike për të parandaluar këtë situatë. Veprimet dhe mosveprimet e kundraligjshme të Dvoranit  deklaroi Meta. /L.F-dritare.net