
Presidenti anulon me dekret, kreditë e këqija për qytetarët
E Diel 30 Qershor 2019, 00:12
Dritare.net

Presidenti ka anuluar me dekret presidencial, kreditë e këqija për 1/6-ën e popullsisë së vendit.
Programi i faljes së kredive është akti i parë politik i madh i Tokayev qëkurse ai erdhi në pushtet në 9 qershor, pasi ish-presidenti jetëgjatë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev i la vendin.
Gjithashtu, Presidenti i ri duket se ka ndërmend t'i japë fund një programi qeveritar mbi shpëtimin bankar pasi në 10 vitet e fundit, falë këtij programi, Kazakistani është detyruar të paguajë 18 miliardë dollarë në mënyrë që të shpëtojë nga kolapsi disa banka.
Janë rreth 3 milionë njerëz të cilët do të përfitojnë nga ky dekret i Presidentit./ I.M-Dritare.net

















