Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

President, ke hedhur foto me një terroriste!

President, ke hedhur foto me një terroriste!

Nga Isa Myzyraj

Presidenti Meta qenka takuar me Aung San Suu Kyi, Këshilltare e Parë e shtetit të Mianmarit, ose ndryshe kryeministre.

Kjo zonja ka marrë çmimin Nobel, po po, siç e mori ai shkrimtari austriak, që mbështeste Millosheviçin, dhe ne u qurravitëm gjithandej se PSE?

Presidenti ynë, e ka quajtur si “Shembull të demokracisë në mbarë botën”.

Shpifje e madhe!

Kjo zonja, është akuzuar për krime, gjenocid, masakra, ndaj muslimanëve atje, pikërisht si në Bosnjë e Hercegovinë a në Kosovë nga ushtria serbe.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka quajtur ngjarjet atje, të udhëhequra nga Aung San Suu Kyi, si "spastrim etnik", dhe Sam Brownback, ambasadori amerikan për lirinë fetare ndërkombëtare, duke përshkruar dhunën ndaj muslimanëve atje e ka quajtur: "si e keqe ose më e keqe se çdo gjë tjetër që kam parë personalisht.

Prandaj, Zoti.President duhet të ketë kujdes se çfarë quan demokraci, dhe me kë hedh foto e takohet.

Ne shqiptarët e kemi shembullin konkret se si Nobeli mund të jepet pandershmërisht, siç iu dha Peter Handke, mbështetësit të Millosheviçit, por në këtë rast ne ulëritëm, madje madje bëmë edhe letra zyrtare për NOBEL-in, që e kundërshtonim një gjë të tillë.

President ke hedh foto me nje terroriste!/ Dritare.net