Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prekëse/ Ja pse mbretëresha Elizabet e mban pemën e Vitit të Ri, deri në shkurt!

Prekëse/ Ja pse mbretëresha Elizabet e mban pemën e Vitit të
Mbretëresha Elizabet dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore i kaluan Krishtlindjet, në Sandringham Estate. Rezidenca mbretërore është zbukuruar me stolitë festive, të cilat nuk do të hiqen deri në shkurt.

Pjesa më e madhe e njerëzve, i heqin zbukurimet nga pema më 6 janar, që është edhe data simbolike.

Por, megjithëse është një traditë që e ndjek gjithë bota, mbretëresha Elizabet nuk  e ndjek. Për gjashtë javët e ardhshme, Elizabeta do t'i kalojë ditët në rezidencën e Sandringham Estate, bashkë me pemën e zbukuruar, informon dritare.net

Edhe pse Krishtlindjet ikën, e Viti i Ri po afron, rezidenca mbretërore duket dhe do të duket deri në shkurt, si atmosferë festive. Më 6 shkurt, të gjitha zbukurimet do të hiqen, informon dritare.net.

Pse atëherë? Sepse madhëria e saj, Elizabeta e ndjek këtë zakon në kujtim të babait të saj të ndjerë, mbretit George VI. Monarku vdiq në Sandringham më 6 shkurt 1952, kur ishte 56 vjeç.

Në atë kohë, mbretëresha Elizabet ishte vetëm 25 vjeçe, dhe ishte në një udhëtim në Kenia. Pasi mbaroi turin mbretëror, ajo u kthye në Britani, me dhimbjen për largimin nga jeta e të atit./K.C/dritare.net