
Gjatë konferencës së sotme për media, kryeministri Edi Rama u pyet nëse do të kishte një koalicion me LSI-në në zgjedhjet e 2021. Rama tha se nuk sheh perspektivë për rikthim në koalicion me LSI, por gjithashtu u shpreh se në politikë kurrë mos thuaj kurrë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili i cili tha se koalicion me Ramën nuk do të ketë kurrë.
"KURRË!
Edi Rama është i dashuruar, i përdorur dhe i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët kundër popullit të tij.
LSI është dhe do të jetë përgjithmonë vetëm e vetëm me popullin, përballë dhe kundër Edi Ramës, narkotrafikantëve dhe oligarkëve.
Ditë tronditëse e presin Edi Ramën, tashmë të vetmuar të braktisur edhe nga klientët e vetë të drogës dhe PPP-ve.
Limoni i shtrydhur të njëjtin fund ka pasur gjithmonë.
Edi Rama e humbi edhe kohën për të ikur…!”, shkruan Vasili./E.B-dritare.net

















