Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OBSH: SHBA dhe disa vende të Evropës nuk i morën seriozisht paralajmërimet tona!

OBSH: SHBA dhe disa vende të Evropës nuk i morën seriozisht

Disa vende që po vuajnë shumë nga koronavirusi nuk i morën seriozisht paralajmërimet e hershme të OBSH-së, për Covid-19.

Pas akuzave nga SHBA-ja se e ka trajtuar keq pandeminë, OBSH-ja ka kujtuar që në mes të janarit paralajmëroi të gjitha vendet anëtare për virusin dhe deri në fund të këtij muaji kishte shpallur një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, informon dritare.net

Gjatë gjithë shkurtit, thotë OBSH-ja, u bëri thirrje qeverive të fillojnë testimin e rreptë dhe karantinimin. E pyetur për shpërthimet e mëdha në SHBA dhe Brazil, një zëdhënëse e OBSH-së tha se paralajmërimet e tyre nuk ishin marrë seriozisht.

Një arsye, sipas saj ishte se shumë vende në Amerikë dhe Evropë nuk kishin kujtesë për dëmet që mund të bëjë një sëmundje e re infektive. Në Afrikë, e cila ka përvojë të kohëve të fundit, vendet e dinin se ndërhyrja e hershme ishte efektive dhe kjo mund të ishte arsyeja pse rastet nuk u rritën aq shpejt./K.C/dritare.net