Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Fakte interesante, ja çfarë nuk dinit për puthjet!

Fakte interesante, ja çfarë nuk dinit për puthjet!

Puthja është një manifestim shumë i dukshëm i dashurisë dhe tërheqjes tek njerëzit, ajo mund të jetë e tipave të ndryshme sipas lidhjes, puthje të gjata dhe pasionante, puthje sensuale dhe përfshirëse, por ka dhe puthje vëllazërore, të ëmbla dhe të sapo prekura. Nder vite janë bërë shumë studime mbi puthjet për të treguar disa kuriozitete interesante, sa puthje japin gjatë jetës tonë? Çfarë sforco fizike bëjmë për një puthje?

Ja disa kuriozitete relative për puthjet.

- Kur puthim dike djegim kalori sipas tipit të puthjes, një puthje pasionante harxhon deri në 15 kalori në minutë, ndërsa një puthje me intensitet të mesëm djeg 2-6 kalori në minutë.

- Gjatë një puthjeje trupi ynë lëviz shumë muskuj, 38 muskuj facialë dhe 112 muskuj të tjerë. Lëvizja e muskujve facialë lejon një stërvitje ideale për të luftuar rrudhat.

- Mesatarisht, puthim rreth 1000.000 herë gjatë jetës tonë, për një total rreth 2 javësh.

- Ekzistojnë app dedikuar puthjeve, nder këtyre Kiss App, aplikacion që teston aftësitë në puthje dhe Give a Kiss që jep këshilla zbavitëse.

Fakte interesante, ja çfarë nuk dinit për puthjet!

- Puthja e parë në ekranin e madh daton në vitin 1896 në filmin The Kiss, ku protagonistet puthen për 30 sekonda.

Për me tepër, Universiteti i Zyrihut ka ndjekur një kërkim sipas të cilit një puthje është një kundër dhimbje shumë e mirë pasi provokon lëshimin e dopamines dhe endorfines substanca që minimizojnë ndjeshmërinë e dhembjes, duke ulur dhembjen e kokës dhe duke reduktuar efektet e ankthit. Rezulton se puthja është edhe një antistres natyral, sepse prodhon sasi të mëdha të oksitocinës, redukton dhe nivelin e kortizolit në gjak./K:C/dritare.net