
Ambasadorja Kim thirrje udhëheqësve politikë: Ngrini Gjykatën Kushtetuese, qytetarët s’duhet të presin!
Dritare.net

Në një intervistë për Euronews, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka folur për Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa thotë se, Reforma në Drejtësi ka bërë përparim, Kim shprehet se, udhëheqësit politikë duhet të tregojnë vullnet dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese.
““Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm por kërkon ende punë... ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”. Ambasadorja Yuri Kim në intervistën e saj të parë prej emërimit në Shqipëri. Ndiqni Ambasadoren Kim teksa diskuton prioritetet e saj, udhëheqjen e SHBA në ndihmën globale, lirinë e medias në Shqipëri, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, dhe më shumë. Sonte, ora 19:00, në Euroneës!”,- shkruan Ambasada Amerikane në Facebook./K.C/dritare.net

















