Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të hënën rinis shkolla për maturantët, Besa Shahini: Ja rregullat që duhet të ndjekin!

Të hënën rinis shkolla për maturantët, Besa Shahini: Ja

Më 18 maj (e hënë) maturantët do të rikthehen në shkolla për të marrë leksione për provimet e maturës.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar rregullat që duhen ndjekur nga nxënësit dhe mësuesit në shkolla, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektues gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezinfektues që mund të përdoret gjatë ditës. Para tualeteve të shkollës janë vendosur postera me hapat që duhet të ndiqen për një larje të thellë dhe të mirë të duarve”, tha në video-mesazhin e saj Shahini./E.B-dritare.net