
Rama: Në politikë kurrë mos thuaj kurrë, por përjashtoj mundësinë e aleancës me LSI
E Martë 12 Maj 2020, 15:03
Dritare.net
Gjatë takimit të sotëm me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u përgjigj interesit të tyre, në lidhje me mundësinë për një aleancë me LSI-në. Kreu i qeverisë tha se në politikë nuk duhet të ekzistojë fjala kurrë, por nuk e ka ndërmend aleancën me LSI-në në zgjedhjet e 2021.
“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Por nuk shoh një koalicion me partinë e presidentit sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore ashtu si dhe bindja jonë që është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë perspektivë. E përjashtoj” tha Rama./L.F-dritare.net

















