Na ndiqni edhe në

Politikë

Yuri Kim: Ka shumë që nuk e duan Reformën në Drejtësi!

Yuri Kim: Ka shumë që nuk e duan Reformën në Drejtësi!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pasditen e sotme në emisionin e gazetares Ilva Tare është shprehur se në vendin tonë ka shumë njerëz që nuk e duan Reformën në Drejtësi.

“Mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet.

Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh.

Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet,” u shpreh Kim.

E pyetur nga gazetarja se kush nuk e do reformën, Kim tha: “Mendoj se ka shumë që nuk e duan”/E.B-dritare.net