Na ndiqni edhe në

Politikë

Ambasadorja Kim flet për takimin me Dvoranin: Koha që KLGJ të marrë një vendim!

Ambasadorja Kim flet për takimin me Dvoranin: Koha që KLGJ të

Ambasaroja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e ftuar sot në emisionin “Ilva Now”, ka folur në lidhje me takimin me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Meta ka kërkuar shkarkim pasi i ka skaduar mandati.

Ambasadorja Kim tha se gjykatat duhet të ndekin ligjin dhe të jenë në gjendje të tregojnë se janë të afta të marrin vendime pa ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm. Më tej ajo tha se është koha që KLGJ të marrë një vendim.

“Mendoj se gjykatat duhet të shfrytëzojnë të gjitha burimet që kanë në dispozicion, përfshi këshillat teknike, por në fund duhet të ndjekin ligjin dhe duhet të jenë në gjendje të tregojnë se janë të aftë të marrin vendime mbi një bazë që demonstron pavarësi dhe integritet.

Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarrës. Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet; unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionojnë me pavarësi dhe integritet. Është koha për t’u ngritur në lartësinë e detyrës. Të ngrihen në këmbët e tyre. T’i tregoni popullit shqiptar se mund të funksiononi. Është koha”, tha Kim./E.B-dritare.net