
Këtë javë për zonat e kuqe, nuk do të ketë lehtësim masash! Rama njofton për strategjinë e transportit urban
Dritare.net
Kryeministri Rama, në mbyllje të takimit me gazetarët, njoftoi se këtë javë nuk do të ketë masa lehtësuese për zonat e kuqe. Ai paralajmëroi pronaret e bareve dhe restoranteve që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat, pasi janë një burim i rrezikshëm infektimi. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë, njoftoi se në fillim të qershorit do të ketë një plan konkret përsa i përket hapjes së transportit publik.
"Së pari dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese do të vijojnë. Tiranë mbetet një problem ende dhe lehtësimi në zonat e tjera të kuqe për momentin që flasim duket i pamundur dhe këtë javë. Me pjesën tjetër do të vazhdojmë dhe kemi diskutuar edhe lidhur me mundësinë për hapjen e kopshteve dhe çerdheve me 1 qershor publikë dhe jopublikë. Nëse numrat vijojnë stabël ne mund t'i hapim dhe kjo kohë duhet shfrytëzuar për të krijuar kushtet. Edhe për maturantët janë krijuar kushtet që hyjnë në shkolla më 18 maj. Do të kemi lehtësim qarkullim dhe zgjatje të orareve në zonat e gjelbra. Fashat orare janë për të larguar tundimi për të dalë vazhdimisht. Serbia ka pasur një hapje më të shpejtë, po e ndjekim me vëmendje dhe të shohim si do shkojë situata. Të gjitha lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika shumë të nxehta dhe të rrezikshme. Lokalet do të monitorohen nga shumë afër dhe nuk do të dëshiroja t'i penalizoja. Prandaj merrni masat e rrepta dhe respektojini pasi duhet të mbroni personelin dhe popullin pikërisht për të mos rikthyer zinxhirin e infeksionit. Kemi filluar punë për një strategji adaptimin të transporti që e paraqesim në fillim të qershorit si do të jetë në vijim", tha Rama./L.F-dritare.net

















