
Drafti për legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama: Nuk jemi konsultuar me BE
E Martë 12 Maj 2020, 15:03
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një bashkëbisedim online me gazetarët. I pyetur në lidhje me draftin e legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama, tha se nuk është konsultuar me delegacionin e KE-së por me ekspertë të fushës për ndikimet në ekonomi.
“Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë. Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor” tha Rama./L.F-dritare.net

















