
Rama: Brenda muajit do hapim kufijtë tokësorë
E Martë 12 Maj 2020, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, u shpreh se qeveria e tij po diskuton vendimin që kufijtë tokësorë të hapen brenda muajit. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit të Dritare.net, Isa Myzyraj, në lidhje me turizmin për këtë verë, kreu i qeverisë tha ende nuk ka një përgjigje konkrete se si do të jetë strategjia për turizmin e këtij sezoni. Nuk është çështja a do të bëhet turizëm, tha Rama, por si do të bëhet./L.F-dritare.net

















