
Çfarë duhet të dini, para se të udhëtoni sërish me avion!
Dritare.net
Nga Caroline Mimbs Nyce-The Atlantic
Udhëtimi ajror, është thithur nga rryma e pandemisë. Ishte më keq para saj. Por tani është edhe më keq. Ndaj mos prisni që gjërat të kthehen shpejt në normalitet!
Kohët e fundit, një kolegu im bëri diçka që, tre muaj më parë do të konsiderohej krejtësisht normale. Ai udhëtoi me avion. Udhëtimi që rrëfen kolegu rezultoi të ishte më stresues dhe surreal nga sa e priste, duke i zbuluar atij një të vërtetë që s’donte ta shihte.
“Një tërheqje shkëlqyese e normalitetit që pret në anën tjetër të këtyre urdhrave të qëndrimit në shtëpi.", shkruan ai. “Është një mirazh!"
Le të shpëtojmë veten nga ndonjë iluzion i tillë sot: Çfarë duhet të prisni, herën tjetër kur të fluturoni?
Korrespodenti i Atlantikut, James Fallows bën një parashikim të zymtë: “Udhëtimi ajror do të jetë shumë keq, për një kohë shumë të gjatë.” James foli me ekonomistë, inxhinierë, analistë të aviacionit dhe pilotët profesionistë për të kuptuar sa keq do të jetë.
Ja 5 gjëra që mësoi ai!
1. Gjithçka do të jetë më e ngadaltë.
Nëse kontrolloni bagazhet, dorezat duhet të fshihen para se anëtarët e stafit t'i prekin. Linjat ajrore ka të ngjarë t’i shkatërrojnë sendet e transportit, të cilat potencialisht bien në kontakt me pasagjerët e tjerë.
2. Aeroportet amerikane mund të shtojnë gatet e kontrollit të temperaturës.
Në gate do të bëhet e mundur ekzaminimi individual me termometër të njerëzve, për të kuptuar nëse kanë temperaturë apo jo. Praktikisht, asnjë aeroport amerikan nuk kaloi pasagjerë përmes pajisjeve të tilla një vit më parë dhe me shumë mundësi do ta bëjnë në vitet pasuese, informon dritare.net
3. Thojini lamtumirë sediljes së mesme!
Në të ardhmen, shumë kompani ajrore do t’i heqin sediljet e mesme. Tani mund të bëni rezervime për vendin nga dritarja, ose ato në korridor.
4. Mbase dhe Wi-Fi gjatë fluturimit!
A keni ankesa për koston, shpejtësinë ose besueshmërinë e shërbimeve Wi-Fi kur fluturoni? Tani nuk do të keni më, pasi disa linja ajrore do ta heqin këtë shërbim.
5. Tarifat nuk janë të gjitha aq të lira sa mund të prisni.
Linjat ajrore nuk kanë asnjë motiv për të ulur tarifat. Zakonisht mund të bëje kërkesë për udhëtime të kohës së lirë, me tarifa më të ulëta. Por tani nuk mundesh më./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















