Na ndiqni edhe në

Politikë

Spiropali takim me Hashim Thaçin në Hagë: Shqipëria mbështet proces të rregullt, që të sjellë drejtësi historike

Spiropali takim me Hashim Thaçin në Hagë: Shqipëria

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë, ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Në Facebook, Spiropali bëri të ditur se gjatë takimit u zhvillua i përcolli Thaçit mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare , si dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të drejtë gjyqësor për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takoj presidentin Thaçi në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Përmes tij përcolla përshëndetjet e qeverisë shqiptare dhe të popullit tonë për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Më bëri përshtypje pozitivisht qetësia dhe forca e tij morale. E sigurova për mbështetjen tonë të palëkundur për një proces të drejtë, që të sjellë drejtësi e jo padrejtësi historike,” shkruan Spiropali.

Ajo theksoi se vendimet e Gjykatës duhet të bazohen në prova dhe në respektimin e të drejtave themelore të të akuzuarve, duke nënvizuar se “lufta e UÇK-së ishte një luftë për liri dhe dinjitet njerëzor, dhe nuk mund të përkufizohet ndryshe nga kjo e vërtetë historike”./dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)