Na ndiqni edhe në

Politikë

Spartak Braho: Meta, pas 2009-ës, u çmend!

Spartak Braho: Meta, pas 2009-ës, u çmend!

Ish-deputeti socialist Spartak Braho në Dekalog nga Roland Qafoku foli edhe për marrëdhënien që ka pasur me ish-presidentin dhe tani kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ilir Meta nuk ka asnjë shkollë që i ka dhënë ndonjë profesion. Ka mbaruar ekonomi-politike dhe për disa rrethana të caktuara mori pjesë në takimin e dhjetorit, me Ramiz Alinë. Atje iu fut politikës, kur ishte sekretar rinie. Ky është realiteti. Hyri në politikë dhe koha tregoi se Meta kishte kostum për politikan. Këtë e kam dëgjuar edhe nga Jozefina Topalli.

Më tha: “Meta ka kostum politikani!”.

Ilir Meta kishte vendoshmëri, punëtor, Shqipërinë e donte. Por pas 2009-ës u çmend, në lidhje me qëndrimin karakterial në politikë. Kërkoi të bënte koalicion me Sali Berishën që ishte tradhtar, spiun, kriminel”, tha zoti Braho./M.K-dritare.net