
Spartak Braho: Kë zgjedh mes Veliajt dhe Ballukut!
Dritare.net
Ish-deputeti i PS, Spartak Braho ka folur rreth të ardhmes së PS, vlerësimet që ka për kryebashkiakun Veliaj dhe mendimin e tij se kush do e drejtojë në të ardhmën Partinë Socialiste.
Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Spartak Braho u shpreh kështu:
-Zoti Braho, a ka ndonjë person që vlerësoni në Partinë Socialiste?
- Do veçoja Erjon Veliajn.
-E vlerësoni?
-E vlerësoj shumë. Është personalitet i Partisë Socialiste.
-E shikoni si të ardhmen e PS, zotin Veliaj?
-Pse mos them po! E shikoj!
-Por ka një luftë aty brenda me zonjën Balluku. Cili është opinion juaj, mes zonjës Balluku dhe zotit Veliaj kush e fiton garën për kreun e PS?
-Opinioni im është që Erion Veliaj është i rrezikuar. Do ecë ai që mbështet zoti Rama, dhe Rama mbështet Ballukun. Balluku është çelsi që happen të gjitha kasafortat e buxhetit të shtetit./dritare.net

















