
Spartak Braho: Si e gënjeva Blendi Fevziun për çantën time!
Dritare.net
Spartak Braho, është karakterizuar një periudhë kohë nga çanta e tij që e mbante në daljet publike. Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Braho tregoi historinë e kësaj çante e cila mesa duket ka qenë një simbol me të cilin ish-deputeti socialist ka dashur të karakterizohej.
-Po atë çantën e famshme pse nuk e mbani më tani?
-Nuk kam patur çantë asnjëherë.
-Si s’ke patur çantë. Mua më kë ardhur me çantë në emision. Te Fevziu ke shkuar me çantë në emision.
-Te Fevziu po, e kisha çantën.
-Po ça kishte çanta brenda?
-Pizhamet e mia.
-S’kishe dokumenta në çantë? Na ke gënjyer ti ne?
-Ju kam gënjyer. Ishte një kombinacion për ta bindur Fevziun që ne jemi seriozë. Dhe në momentin që do hyja mora një sugjerim që të merrja një çantë.
-Kush ta dha çantën?
-E bleu dikush! Dhe meqë çanta duhej të dukej plot, unë futa pizhamet.
-Po Fevziut nuk i shkoi mendja ta hapte zinxhirin?
-Tentoi një herë, por nuk e lashë. Çanta ime, është USB që kam ne kokë, truri. Çanta është simboli i memorjes sime./dritare.net

















