
Pse Rama do ta fitojë dhe mandatin e katërt! Flet Spartak Braho!
Dritare.net
Spartak Braho, ish-deputeti i Partisë Socialiste foli në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV për drejtimin e Partisë Socialiste por edhe për qeverisjen e kryeministrit në tre mandate.
Zoti Braho tha se Edi Rama do të fitojë edhe zgjedhjet e 2025-ës, pasi në garë nuk ka konkurrentë të fortë, pasi opozita është e pa përfaqësuar.
“Rama do ta fitojë edhe këtë mandat. Në gjerat themelore ka qenë i suksesshëm. Nuk ka konkurrentë. Kush do ta fitojë Sali Berishë, që ka hipur në majë të xhamisë së tij? PD nuk ka pasur asnjëherë.
Ka pasur një klan, që për shumë rrethana e kthyen në parti dhe drejtoi opozita. Por do drejtojë Fatmir Mediu? Berishën nuk e kam konsideruar asnjëherë, skam pasur betejë me të. Kam qenë i bindur se e keqja e madhe e këtij vendi e ka emrin Sali Berisha. Shumë e vonoi edhe SPAK, goditjen ndaj tij. Berisha duhej dënuar dhe gjykuar që në 1997-ën”, tha zoti Braho./M.K-dritare.net

















