
Spartak Braho: SPAK, punë brilante në këtë vend ku politikanët nuk e njohin ligjin!
Dritare.net
Spartak Braho, ish-deputet i Partisë Socialiste shprehu mbështetje për punën e Prokurorisë së Posaçme. Zoti Braho në Dekalog nga Roland Qafoku për Dritare TV tha se Shqipëria do të funksionojë si shtet normal vetëm falë drejtësisë.
“Aktiviviteti i SPAK-ut deri më tani është brilant. Ata që kritikojnë SPAK-un, nuk e njohin fare procesin e hetimit. Hetimi është proces shumë i vështirë. Nuk mund të dalim në hetime për SPAK-un, kur ka vetëm 3 vite që funksionon. Mund ta gjykojmë pas 10 vitesh punë.
E kam thënë kudo që këtë shtet normal do ta bëjë drejtësia. E di pse? Pasi në këtë vend, politikanët, përfshirë edhe Ramën, nuk e dinë çfarë është ligji.
Këta thonë; ligji është vullneti i më të fortit. Nuk i shkon PS-së të merret me SPAK-un dhe t’i ushtrojë presion. PS ka qenë iniciatoria dhe mbështetësja kryesore për Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.
I duhet thënë një bravo e madhe”, tha zoti Braho./M.K-dritare.net

















