Basha për bllokimin e aeroportit: Rama vendos interesat e tij mbi çdo shqiptar
Dritare.net
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në qytetin e Lushnjës ku takoi qytetarë dhe u ndal në biznese për t’u kërkuar votën për zgjedhjet e 25 prillit. Nga Lushnja Basha komentoi shkurtimisht edhe situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit. Ai u shpreh se ky është një dështim i radhës i Ramës që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.
“Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh, por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen”, u shpreh Basha në sheshin e qytetit./M.T-dritare.net