Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia kap hajdutët e kostumeve në Kurbin, çifti vodhi 23 veshje kombëtare

Policia kap hajdutët e kostumeve në Kurbin, çifti vodhi 23
Policia ka vënë në pranga një çift nga Tirana, pasi me anë të mashtrimit kishin vjedhur në një dyqan në Kurbin, disa kostume kombëtare. Pasi grabiti kostumet çifti ishte nisur drejt Tiranës, por u kapën nga policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

"Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallëzimi që shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.

Në vijmi është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:

- S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);

- M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.",- njofton policia./K.C/dritare.net