Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, pranë Bashkisë

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, pranë Bashkisë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Bashkisë së vjetër, ndërsa raportohet për një të plagosur. I plagosuri është identifikuar si Rexhep Tare.

Policia ndodhet në vendngjarjes dhe ka nisur hetimet. Banorët kanë thënë se policia ka arritur të ndaloje autorin, e identifikuar si Fitim Baboci.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov./E.B-dritare.net