Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përkeqësohet moti në Shqipëri, për një jave do të ketë reshje

Përkeqësohet moti në Shqipëri, për një jave do

Ditën e sotme në Shqipëri do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell e re dhe me temperatura të ulëta. Por, duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe në vazhdim ditën e nesërme do të rikthehen retë dhe reshjet e shiut. Në zonat malore parashikohet të ketë edhe reshje dëbore.

Ndërkohë, temperaturat do të rriten. Kështu, temperaturat minimale do të rriten deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të pësojnë një rritje deri në 4 gradë Celsius. Kjo situatë do të mbizotërojë deri në fillimin e javës së ardhshme, kur parashikohet të rikthehet dielli./L.P./Dritare.net